Bushati: Rama bën çfarë të dojë se tani i ka ikur frika se mund të ndëshkohet

Bushati: Rama bën çfarë të dojë se tani i ka ikur frika se mund të ndëshkohet

Analisti Andi Bushati tha në studion e lajmeve të MCN Tv se aksionet e fundit të kryeministri janë veprime të një njeriu që nuk ka ndërmend të iki nga pushteti. 

Duke vijuar Bushati tha Rama është kujtuar tani të bëjë çfarë të dojë se tani i ka ikur frika se mund të ndëshkohet.

Më duken si veprime të një njeriu që nuk ka ndërmend të ikë nga pushteti. Kur sillesh në shpërfillje të ligjit, kur sillesh, duke i gënjyer qytetarët, që tjetër gjë i premton para zgjedhje vijon pas zgjedhjeve atëherë ti nuk ke më frikën as të gjykimit nga qytetarët, as frikën nga vota se i di që i ke në xhep. Rama është kujtuar tani të bëjë çfarë të dojë se tani i ka ikur frika se mund të ndëshkohet, se sistemi demokratik mund të veprojë dhe për gënjeshtrat dhe veprimet që bën. 

Jam më shumë me banorët pavarësisht se unë nuk do të veproja si ata. Jam më shumë me banorët se ky shtet, jo vetëm kjo qeveri, që i ka detyruar ata, pothuajse i ka dënuar të shkojnë drejt paligjshmërisë. 

Nuk ishte çështja e vetëm disa kioskave, por e 80-100 banesave, bujtinave. 

A është kjo vendosje e shtetit?

A kemi ne garanci që një shtet që i lë prej 12 vjetësh pa prona, mundet të jetë garant që tani do vërë ligjshmërinë dhe për të shkuar më tej, a mund të pretendosh BE kur një njeri i vetëm, kryeministri që s’ka asnjë lidhje me pushtetin lokal shkon atje me parullat e timonierit Mao për qarkullimin e kuadrove. Një njeri i vetëm e ka çuar pushtetin lokal në dorëheqje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy