Akuzat ndaj SPAK e GJKKO/ Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve, drejtësia nën presion

Akuzat ndaj SPAK e GJKKO/ Bani: S’mund t’u bëhet gjyqi gjyqtarëve, drejtësia nën presion

Gjyqtari Erjon Bani, njëkohësisht kryetar i GJKKO-së, foli në lidhje me vetingun e gjyqtarëve dhe integritetin, si edhe me deklaratat e fundit politike që janë bërë.

Ai tha se integriteti i gjyqtarëve gjykohet nga institucione më të larta gjyqësore, është bërë njëherë sepse kanë kaluar në filtra vetingu dhe kushdo që ka pretendime dhe dyshime t’i drejtohen organeve kompetente. Bani pranoi se drejtësia gjendet nën presion.

Lidhur me integritetin e gjyqtarëve, siç e tha edhe zoti Dumani, edhe për shkak të ligjit, kushtetutës, por edhe në marrëdhënie ndërkombëtare, jemi më të monitoruarit.

Përsa i përket integritetit të gjyqtarëve, kujtoj se po prezumohet integriteti i tyre, kush ka pretendime i drejtohet institucioneve, nuk mund të bëhet gjyqi i gjyqtarit.

Gjyqin e bëjnë institucionet e tjera, gjyqin e gjyqtarëve e bëjnë organe që janë në gjykatat e larta.

Qëllimi i vettingut është bërë për të sjellë besimin e qytetarëve për drejtësinë, përderisa kalon këtë nivel, pra kalon këtë filtër dhe integriteti prezumohet.

Më tej ai ritheksoi se cilido që ka dyshime dhe indicio t’i drejtohet organeve përkatëse, teksa shtoi se ata janë më të kontrolluarit, pasi kanë kaluar disa shkallë kontrolli.

Kushdo që ka dyshime dhe indicio të drejtohet në organet kompetente.

Presioni që i është bërë gjyqtarëve është evident dhe s’është bërë asnjëherë tjetër. Është kontrolluar edhe integriteti personal e familjar i gjyqtarëve dhe në shkallë më të gjerë. Madje janë kontrolluar mesazhet, jemi më të monitoruarit.

Kaluam filtrin e vettingut, kaluam në KLP e KLGJ dhe kaluam filtrin e një komision të posaçëm brenda SPAK. Askujt nuk i është bërë vetting si neve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy