Bregu i bashkohet protestës por është kundër bojkotit të zgjedhjeve

Bregu i bashkohet protestës por është kundër bojkotit të zgjedhjeve

Protestës së opozitës tek ‘çadra e lirisë’ e vendosur në Bulevard mes Kryeministrisë dhe Kuvendit, i është bashkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.

Demokratja e ka cilësuar protestën si asetin më të vyer të opozitës, ndërsa mori shembullin e ‘21 janarit’.

Nga ana tjetër Bregu theksoi se mbështet maksimalisht kauzën e PD-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pavarësisht se deputetja mbështeste këtë nismë, ndau me publikun faktin se është kundër bojkotit të zgjedhjeve.

“Sapo jam kthyer nga SHBA në një aktivitet ku kam marrë pjesë. Protesta e opozitës është aseti më i vyer i opozitës. Protesta e opozitës është paqësore dhe jo si 21 janari. Mbështes maksimalisht kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam kundër bojkotit të zgjedhjeve”, – tha Bregu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy