
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj dhe kreu i PD Sali Berisha janë përplasur gjatë seancës së sotme plenare.
Berisha, teksa ka dalë nga proceduar, ka shkuar në Foltoren e Kuvendit dhe ka kërkuar fjalën.
Por kjo gjë nuk është lejuar nga Felaj, e cila teksa i ka kujtuar rregulloren e Kuvendit, u shpreh se kreu i PD ka mani të pushtojë, duke i kërkuar që të ulet.
Uluni, teknika, fikini mikrofonin, fjala e zotit Berisha nuk është procedurë. Jeni pa mikrofon dhe keni zënë foltoren. Do keni fjalën se jeni regjistruar në listën e diskutantëve dhe thojini këto kur të keni radhën, mos kërkoni fjalën për procedurë.
Ju lutem uluni, kthehuni në vendin tuaj. Çfarë është kjo mani për të pushtuar? Mos i fyeni të gjithë njerëzit në parlament. Zoti Berisha ju kujtoj edhe një herë rregulloren e Kuvendit.
Berisha vijoi të flasë pa mikrofon, duke akuzuar qeverinë për tallje me qytetarët dhe si referencë u mori paketën e ndihmës të qeverisë së Kosovës.
Në Kuvend po diskutohet akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2022.



