Serbia shpall zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 21 qershor

Serbia shpall zgjedhjet parlamentare dhe lokale më 21 qershor

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor. Kjo është bërë e ditur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Ky vendimi është marrë këtë të hënë pas një takimi të presidentit të Vuçiç me përfaqësuesit e partive politike. Ai u shpreh se është e rëndësishme që të sigurohet një atmosferë demokratike pas kësaj kohe të vështirë dhe të zgjidhet një udhëheqës që do t’i shërbejë interesave të qytetarëve serbë.

 “Ne kemi pranuar idenë e disa partive politike. Zgjedhjet do të mbahen më 21 qershor . Gjatë majit nuk do të ketë tubime të mëdha, ndërkohë që gjatë qershorit do ta presim mendimin e mjekëve nëse mund të ketë tubime”, citohet të ketë thënë Vuçiç duke shtuar se gjatë muajit maj nuk do të ketë tubime të mëdha.

Zgjedhjet në Serbi është dashur të mbahen më 26 prill, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më 15 mars, autoritetet atje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Është njoftuar se Parlamenti i Serbisë do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, më 6 maj.

Vuçiç tha se nuk pret që të ketë ndonjë tubim të madh zgjedhor gjatë muajit maj, ndërsa për qershor tha se do të konsultohen mjekët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy