
Partia Demokratike bën nje tjetër paralajmërim të fortë.
Deputeti Agron Shehaj deklaroi të martën se PD-ja do të anulojë të gjitha kontratat koncesionare korruptive.
Shehaj tha se do të gjejnë mekanizmat, që premtimet për anulimin e tyre të mos jenë si ato të kryeministrit aktual.
Demokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka vjedhur çdo familjeje shqiptare rreth 5 milionë lekë për koncesionet korruptive , siç i quajti ai.
Ndërsa drejtuesja e departamentit antikorrupsion në Partinë Demokratike, Lealba Pelnika, iu referua auditimit të bërë nga KLSH-ja.



