Për SPAK-u torallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në ‘92 kur e thërrisnin çdo javë për të ikur për tu larguar jashtë vendit që të mos arrestohej përgjigja ishte pse prisni një javë ju ja ku më keni. SPAK-u torollaku të hetojë kë të dojë, Ilir Metën dhe kë të dojë.
Por duhet të kuptojë se nuk mundet kurrsesi të përdorë njerëz të dobët në Partisë së Lirisë të cilëve mund t’iu ketë sekuestruar celularë, letra dhe ti përdorë ata kundër Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës.
Florinjtë e Ilir Metës, shtëpi, vila, përralla, fabrika, të shkojnë ti sekuestrojnë të gjitha.
S’ka problem, po ta shoh situatën keq, do shkoj dhe unë te shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë.
Por Partia e Lirisë që do sjellë lirinë e Shqipërisë, ta harrojë SPAK-u torollaku se mund ta sjellë vërdallë.
Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën, se Edi Ramën e ka lajmëruar drejtori i prokurimeve me firmë dhe vulë, se vendimet janë të paligjshme për 17 vendime që futi me dhunë.
Një deklaratë e tillë u bë nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar mbrëmjen e së premtes, ku shigjetoi sërish Prokurorinë e Posaçme dhe kreun e saj Altin Dumani.



