Korça e Maliqi me Bashën, Salianji: S’ka përjashtime, 83% e kryesisë pro 18 dhjetorit

Korça e Maliqi me Bashën, Salianji: S’ka përjashtime, 83% e kryesisë pro 18 dhjetorit

Në kohën kur demokratët janë të ndarë mes kryetarit dhe ish-kryetarit, Lulzim Basha duket se ka filluar të jetë më pranë bazës, por këtë herë nëpërmjet zërit të atyre që i deri më tani i kanë qëndruar besnik.

Nga Korça nënkryetari i Grupit Parlamentar demorkat, Ervin Salianji, njëherazi deputet i zgjedhur në këtë qark, gjatë një takimi me kryesinë e degës atje, i dha sigurinë Lulzim Bashës se demokratët e Korçës do të mbështesin Kuvendin e 18 dhjetorit.

100% e anëtarëve të kryesisë së Korçës janë në mbështetje të Kuvendit të 18 Dhjetorit. Edhe për degën e Maliqit është e njëjta situatë dhe çdo pretendim tjetër i rremë është diskredituar. Kuvendet përcaktohen sipas një procedure të caktuar në zbatim të statutit. Kuvend ka vetëm në datën 18, mitingje kanë të gjitha partitë e tjera politike. Patën një mundësi për depozitimin e firmave nuk u bë dhe kryesia vendosi datën 18. Është e jashtëzakonshme mbështetja e strukturave drejtuese.

Por teksa Lulzim Basha demokratëve u tregoi se ka edhe statut, e si rrjedhojë ka edhe përjashtim për ata të cilët nuk respektojnë vendimet e kryesisë, Salianji mban të njëjtin qëndrim me sekretarin e përgjithshëm Gazmend Bardhi se PD nuk përjashton askënd.

Nuk ndalohen ëndrrat. Anëtarët do vazhdojnë të jenë brenda PD. PD nuk përjashton asnjë.

Sipas Salianjit, nga 50 anëtarë kryesie në degën e Korçës, vetëm 3 prej tyre nuk e kanë përqafuar kuvendin e 18 dhjetorit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy