
Në prag të zgjedhjeve vendore të 17 tetorit në Kosovë, për votuesit jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar për këto zgjedhje, sot fillon votimi përmes postës.
Për votuesit jashtë Kosovës të cilët janë regjistruar suksesshëm për zgjedhjet e 17 tetorit, sot fillon votimi përmes postës.
Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), votimi përmes postës do zgjasë deri më 15 tetor.
Tutje në njoftimin e KQZ-së, thuhet se kanë të drejtën për të votuar përmes postës “të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht”.
Fletëvotimet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 15 tetor 2021.
Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq nesër fillon fushata zgjedhore e cila do të zgjasë 30 ditë.



