Shembjet në Velipojë, Ademi ngre shqetësimin tek ambasada e SHBA dhe BE: Qeveria po grabit plazhin

Shembjet në Velipojë, Ademi ngre shqetësimin tek ambasada e SHBA dhe BE: Qeveria po grabit plazhin

Pasi IKMT shembi ndërtimet pa leje në zonën bregdetare të Velipojës, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ia ka paraqitur këtë shqetësim kryeministri Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ministrit të Bujqësisë Blendi Klosi dhe ambasadës së ShBA dhe BE.

Kryebashkiakja Ademi ngre shqetësimin se qeveria e Shqipërisë ka grabitur plazhin e Velipojës. Ndërsa thotë se do të vazhdojë të kërkojë të drejtën ligjore.

"Bashkia Shkodër do të vijojë të kërkojë të drejtën ligjore, vendosjen para ligjit të shkelësve të tij. Vë në dijeni Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, që të ndërmarrë të gjithë veprimet për të hedhur dritë, për të hetuar dhe vendosur drejtësinë", thuhet në letrën e Ademit.

Në kushtet kur jemi në prag te sezonit turistik, Ademi thotë se Velipoja ka marrë një goditje të rëndë dhe sipas saj kjo është e qëllimshme.

"U jam drejtuar ju drejtuesve të lartë të IKMT, Ministrit të Turizmit, Ministrit të Brendshëm në respekt të ligjit, duke kërkuar zbatimin e tij, por akoma mbetemi pa përgjigje deri tani. Velipoja ka marrë një goditje të rëndë këtë prag sezoni. Kjo është e qëllimshme dhe me ngjyrim edhe politike, sepse skena të tilla nuk i kemi parë askund në vijën bregdetare në prag të sezonit", thotë Ademi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy