Ekspertët e opozitës janë takuar këtë të martë me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në takim janë diskutuar të gjitha pretendimet dhe rezervat që opozita ka ndaj 7 projektligjeve që priten të miratohen brenda këtij muaji.
Takimi është zhvilluar pak para mbledhjes së Komsionit të Reformës ku opozita mori pjesë pas shumë seancash bojkoti.



