Avokati Ledio Braho në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka komentuar për bashkinë e Himarës e cila ka mbetur pa kryebashkiakë pas arrestimit të Fredi Belerit dhe së fundmi dhe për Jorgo Goron.
Ai tha se ende nuk ka një datë zyrtare për zgjedhje në Himnarë, ndrësa bëri me dije se do të jetë vendimmarrja e formës së prerë për Belerin ajo që do të na trenojë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme aty.
Sipas tij infiltrimi është zgjidhja më e mirë për të goditur krimin zgjedhor.
Për Himarën duket se kush kandidon dhe fiton futet në burg. Besoj se do jetë përfundimi, vendimmarrja e formës së prerë për Belerin ajo që do të na tregojë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme për bashkinë e Himarës. Nëse ka më shumë se një nënkryetarë do të jetë këshilli bashkiak që do emërojë një prej tyre drejtues dhe derisa të zgjidhet kjo çështje do vazhdojë kështu.
Uroj që nëse ka zgjedhje të parakohshme të jenë të qeta dhe të mos përfshihen në krime zgjedhore. Nëse gjithë ky nuk ka shërbyer si kalvar për Belerin dhe Goron atëherë këto zgjedhje nuk zgjidhen as me task-forcë. Himara është rasti tipik që kushdo që kandidon duhet të jenë në nivele të zbatimit të ligjit.
Rasti i Belerit është i vetmi rast që është proceduar me infiltrim dhe mendoj se një nga mënyrat më të mira për të hetuar këtë krim është përmes infiltrimit, e cila është zgjidhja më e mirë. Nëse procedimi zgjidhet në mënyrë korrekte patjetër që i shërben hetimit dhe në të ardhmen parandalimit të krimeve zgjedhore.



