
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka votuar pak minuta më parë në qendrën e tij të votimit. Veliaj është paraqitur së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij.
Në një deklaratë për mediat Veliaj tha:
Jam në dijeni që kemi pasur disa avari, nuk do thoja dramatike . Vendimmarrja është të kalohet me sistemin manual. Qytetarët që nuk kanë pasur mundësi të votojnë duhet të rikthehen. Është e rëndësishme që të gjithë të votojnë.



