Dita e Rinisë, Xhixho: 78% e azilkërkuesve nën 34 vjeç, të bëjmë çdo sakrificë që kjo tragjedi të ndalet

Dita e Rinisë, Xhixho: 78% e azilkërkuesve nën 34 vjeç, të bëjmë çdo sakrificë që kjo tragjedi të ndalet

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat tha se dita e Rinisë i gjen të rinjtë shqiptarë pa përkrahje dhe pa shpresë.

Ajo tha se fenomeni i emigracionit ka marrë përmasa alarmante, të rinjtë janë të parët që ikin dhe se përmasat e kësaj drame dalin në shifrat e Eurostatit.

Sipas saj, pjesa dërrmuese e aplikimeve për azil në vendet e BE janë të rinj dhe se 78% e azilkërkuesve i përkasin moshës nën 34 vjeç.

79% e studentëve shqiptarë dhe 59% e maturantëve dëshirojnë të largohen nga vendi. Nga ana tjetër, 95% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen

. Ikin sepse janë zhgënjyer, ikin sepse nuk kanë shpresë. Rritja e dëshirës për emigrim zbulon dobësitë strukturore të ekonomisë dhe politikave, në veçanti atyre që lidhen direkt me të rinjtë.

Ndërsa Shqipëria zbrazet nga grupmosha më vitale, kryeministri Rama mjaftohet duke thënë se nuk i ndalon dot.

Nuk harton dot politika efektive për punësimin e te rinjve, nuk u garanton arsim cilësor dhe as mbështetje ekonomike. Sepse kjo qeveri ka prioritete të tjera.

Skema mafioze e inceneratorëve, koncesionet dhe tenderat pa garë janë mjeti i saj për të çuar para në xhepat e vet e të klientëve të vet, ndërsa shqiptarët nuk përballojnë dot muajin.

Me mijëra të rinj i drejtohen vendeve të Europës dhe Britanisë çdo vit. Mijëra të tjerë ëndërrojnë ta bëjnë.

Në vijim shtoi se Partia e Lirisë e ka parë arsimin dhe mbështetjen e të rinjve si mjetin më efektiv për të luftuar shpopullimin dhe se katër amendamente për projekt-buxhetin e vitit 2023, përmes të cilave u kërkua mbështetje për nxënësit, pedagogët, mësuesit dhe studentët u hodhën poshtë nga mazhoranca me forcën e kartonit.

Ajo vijoi duke thënë se iu kërkua qeverisë të rrisë pagat e pedagogëve në nivele të krahasueshme me Kosovën, të mbështesë studentët me 100 euro në muaj, të rrisë pagat e mësuesve dhe të garantojë realisht tekste te rinj falas për nxënësit.

Asnjë prej këtyre propozimeve nuk u mbështet, sepse mazhoranca qeverisëse ka halle të tjera. Qeveria të vetmet ligje që nxiton të sjellë në Parlament janë ato që pastrojnë paranë e krimit dhe korrupsionit.

Të nderuar qytetarë, Më 8 dhjetor 1990 studentët dhe pedagogët e Universiteteve të Tiranës, u bënë nismëtarë e protagonistë të kthesës së madhe historike të Shqipërisë dhe shembjes diktaturës komuniste.

Ndaj sot duhet të bëjmë çdo sakrificë që kjo tragjedi të ndalet dhe të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre në atdheun e tyre. Duhet të bëjmë gjithçka që kjo qeveri që u ka vrarë shpresën të rinjve të largohet.

Duhet të ndërmarrim çdo aksion që ky kryeministër armik i të rinjve të largohet një orë e më parë.

Thirrja mitike ‘ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’ edhe sot pas 32 vitesh buçet e na ngarkon me përgjegjësi shumë më të mëdha të gjithëve ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy