
Partia opozitare maqedonase VMRO do të mbledhë 150 mijë nënshkrime për shpallje të referendumit që qytetarët të deklarohen rreth “asimilimit dhe bullgarizimit të popullit dhe shtetit maqedonas”.
Nga kjo parti thonë se “dje, pas nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, opinioni maqedonas më në fund pati mundësinë të shohë tradhtitë e Kovaçevskit, Osmanit dhe Mariçiqit”.
Votimi në referendum nga qytetarët nuk do të thotë tërheqje nga bllokimi i amendamenteve kushtetuese nga OBRM-PDUKM dhe deputetët nga koalicioni, por përkundrazi, përkundër bllokadës së amendamenteve kushtetuese, qytetarët do të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre nëse janë PRO apo KUNDËR kësaj tradhtie të LSDM-sësë antishtetërore dhe tradhtarit Kovaçevski.
Ditën e djeshme Shkupi dhe Sofje nënshkruan protokollin për kapërcimin e dallimeve.Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan të dielën në Sofje protokollin që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez.
Me nënshkrimin e protokollit hapet rruga për mbajtjen e konferencës së parë politike ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
Propozimi francez u miratua dy ditë më parë më 68 vota pro në një seancë të jashtëzakonshme tre ditore.



