Berisha: Protesta e 22 marsit do jetë betejë për Europën, për të hapur dyert që ka mbyllur Rama

Berisha: Protesta e 22 marsit do jetë betejë për Europën, për të hapur dyert që ka mbyllur Rama

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se protesta e 22 marsit, do të jetë një betejë për Europën, e cila do të hapë rrugët e integrimit që ka mbyllur Edi Rama.

 

Duke folur për mediat pas paraqitjes në SPAK, ai deklaroi se dyert e mbyllura nuk mund t’i hapë askush tjetër, përveç qytetarëve shqiptarë.

 

22 marsi është ditë frymëzimi për shqiptarët, është dita kur de facto me votë rrëzuan diktaturën më të egër që kishin njohur. 

 

22 marsi është dita në të cilën shqiptarët ftohen në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur Tirana dhe Shqipëria. 

 

Sot, çdo qytetari i them kaq, se fati i tij, fati i Shqipërisë është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve. Kjo është e vërtetë për aq sa është fat integrimi i Shqipërisë në BE se ai është fati më i mirë për Shqipërinë dhe për çdo qytetar. Pra, 22 marsi është një betejë për Europën, për rrugën evropiane. 

 

Është një betejë kundër një njeriu që për të mbrojtur vjedhjet e tij, iu mbylli shqiptarëve dyert e integrimit në BE. Këto dyer nuk mund t’i hapë askush, nuk mund t’i hapë asnjë vend, nuk mund t’i hapë asnjë institucion tjetër përveç qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të ngrihen fuqishëm në këtë betejë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy