Berisha: Policia s’ka hyrë kurrë në parlament, ishte akt puçist

Berisha: Policia s’ka hyrë kurrë në parlament, ishte akt puçist

Shqipëria është një diktaturë krimi, droge dhe vjedhje. Është një mobokraci.

Dhe atyre që bëjnë teorizimin e diktaturës demokratike, atyre u them se jeni mjerimi njerëzor. Se nuk ka diktaturë demokratike.

Se tipari më kardinal i një diktature, u them atyre mjeranëve që nuk u mjafton një jetë për t’u bërë njerëz, është të gjitha pushtetet në duart e një njeriu.

Ai që dyshon sot se kjo nuk është e vërtetë në Shqipëri, ai është jashtë këtij realiteti në variantin më të pakët, ose pastaj i decelebruar nga paratë e krimit që e ushqen qeveria.

Kështu tha kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme lidhur me tensionet dhe përplasjet e një dite më parë në parlament, duke deklaruar se veprimet e djeshme janë tipike të një diktaturë.

Nuk ka ndodhur kurrë, që policia të hyjë në parlament. Nuk ka ndodhur kurrë. Pra, ka një ligj dhe një Kushtetutë, por ky regjim nuk ka as ligj dhe as Kushtetutë.

Spiropali urdhëronte gardistë pa ligj që të nxirrnin me forcë deputeten e PD. Pse?

Sepse hodhe helme toksike, thoshte, në një kohë kur ato ishin substanca parfumike.

Sjellja jashtë, thirrja nga deshendenti i kryexhelatit të gjithë kohërave, Enver Hoxha, bastardi Ervin Hoxha, që filloi ta bënte Hoxhaj njëherë, edhe ai është me dy-tre mbiemra, por ato do të vijnë më vonë.

Pra, fut RENEA-an, në të cilën dihet që ka kriminelë, trafikantë dhe një prej tyre ishte ai i tregoi revolen deputetit të PD.

Ai përgëzoi deputetin Luan Baçi për përgjigjen që i dha dhe ftoj çdo qytetar t’u japë këtyre banditëve përgjigjen që meritojnë.

Këta nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë, se ato ishin akte puçiste.

Nuk mund të fusësh në territorin e parlamentit, pa vendim të parlamentit, forca të tjera përveç gardës së republikës.

Duhet të shpallësh gjendje të jashtëzakonshme që të angazhosh forca të tjera në parlament.

Ndaj, këto komente kam unë, por përfitoj nga rasti t’i përshëndes, t’i përgëzoj deputetët guximtarë, të cilët qëndruan të pamposhtur si përfaqësues të popullit opozitar dje brenda sallës dhe jashtë sallës.

Garantoj se mosbindja civile do t’u japë përgjigjen më të merituar këtyre akteve kriminale antikushtetuese ndaj opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy