Ish-ministri Mediu tha për mediat pas seancës gjyqësore në GJKKO për çështjen Gërdeci se ai do të paraqitet në çdo seancë dhe se dëshiron të dalë e vërteta e këtij procesi.
U provua se Fatmir Mediu ka vepruar në respekt të ligjit të detyrimeve të NATO e BE. Po ashtu ka pasur marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat. Nuk ka pasur asnjë reklamim te ministri i mbrojtjes për Gërdecin. Sot vura në dijeni një dokument të policisë ushtarake.
Qëndrimi im ka qenë i prerë duhej të procedoheshin penalisht të gjithë ata që kanë shkelur ligji.
Ditën e sotme në GJKKO ka dëshmuar ish-ministri Bumçi, ndërkohë që nuk është paraqitur në seancë Shkëlzen Berisha, edhe pse ishte thirrur.



