Meta priti në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn

Meta priti në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Evropës së Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhduar që Luksemburgu i ka dhënë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Duke iu referuar ecurisë së reformave dhe zhvillimeve më të fundit në rajonin e Ballkanit, Presidenti Meta u ndal tek çështjet e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizmit e krimit të organizuar, si dhe shprehu besimin se Bashkimi Evropian do të vijojë me një strategji gjithëpërfshirëse integruese për të gjitha vendet e rajonit.

Ministri Asselborn e siguroi Presidentin Meta për vijimin e mbështetjes nga Luksemburgu të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për ndihmën e drejtpërdrejtë që do t’i ofrojë Shqipërisë në kuadrin e përgatitjeve për negociatat e aderimit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy