Shpallja e ministrave të rinj/ Nishani: Opozita është rehat, ka kohë deri në zgjedhje!

Shpallja e ministrave të rinj/ Nishani: Opozita është rehat, ka kohë deri në zgjedhje!

Pas shpalljes së Qeverisë së re Rama3 dhe premtimit të këtij të fundit se po përgatitet për të fituar edhe mandatin e ardhshëm, ka ardhur edhe reagimi i ish-presidentit Bujar Nishani, i cili i cilëson ministrat e rinj si kukulla në duart e Edi Ramës.

 Përmes një komenti në rrjete sociale, Nishani akuzoi kreun e qeverisë se ka marrë peng çdo gjë, ndërsa për vet opozitën, ai nuk kurseu edhe ironinë.

 Sipas tij, kampi opozitar nuk ka asnjë strategji si të dalë nga minoranca në mazhorancë, dhe se sipas tij, “opozita është rehat dhe se sa kohë derisa të vijnë zgjedhjet e tjera”.

 “Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një qeveri kukull, manekinë të gardërobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithçka në këtë vend. Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë shtetin, peng Shqipërinë. Pengmarrësi, ndërsa tallet përsëri me shqiptarët me një “qeveri kukull”, përgatitet me zell për të fituar garën e ardhshme. Çdo kukull në funksion të grabitjes elektorale të radhës! Po Opozita? Opozita është rehat! Ka kohë! Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë! Asnjë parapërgatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji! Do të “sajojë” diçka edhe atëherë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy