
Në rastin e hapjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian, ka uruar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që urgjentisht të zbatojë vendimin për liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës.
Presidentja e Kosovës tha se në këto kohëra përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet “demokratike” të Ballkanit Perëndimor është çështje e domosdoshme.
Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë përcaktuese, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor është një domosdoshmëri!
Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që urgjentisht të zbatojnë vendimin e vonuar për lirimin e vizave për qytetarët tanë.



