Mblidhet grupi i PD-së, merret vendimi për protestën e parë

Mblidhet grupi i PD-së, merret vendimi për protestën e parë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita do të zhvillojë në javët e ardhshme protestën e parë për këtë vit. Protesta e parë është parashikuar të mbahet më 27 janar. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu u vendos që deputetët demokratë të marrin pjesë në seancën e parë parlamentare për këtë vit.  

Vendimi për nisjen e një sërë protestash kundër qeverisë “Rama” u diskutua që në fund të dhjetorit. Ka qenë seanca e 18 dhjetorit, në të cilën u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme, e cila shtyu opozitën të paralajmëronte nisjen e protestave që në ditët e para të vitit.

Seanca u shoqërua me incidente në sallë, por edhe jashtë saj, ku zhvillohej paralelisht një protestë e thirrur nga PD-ja dhe LSI-ja.

Deputetë të opozitës tentuan të bllokonin foltoren e më pas edhe procesin e votimit, veprime të cilat më pas u ndëshkuan me përjashtimin për 10 ditë nga punimet e Parlamentit për disa prej tyre.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy