Sejamini: 21 janari përdoret për të dalë nga sikleti "McGonigal"

Sejamini: 21 janari përdoret për të dalë nga sikleti "McGonigal"

Gazetari Neritan Sejamini në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e ka quajtur "të pandjeshme" përdorimin e çështjes së 21 janarit.

Sipas tij, sa herë mazhoranca ka probleme, duke iu referuar kështu audio përgjimit të publikuar në media, riciklohet sa herë duhet shmangur vëmendja nga skandalet e qeverisë, me këtë rast nga cështja McGonigal.

Është tragjike që çështja e 21 janarit nuk është zgjidhur. Është e dhimbshme. Nuk di çfarë të them, kanë kaluar 12 vjet. Por është aq tragjike dhe e pandjeshme, që ta përdorësh atë çështje, për të shpëtuar nga sikletet politike. Është e kundërta e sensit të drejtësisë, për ta mbajtur çështjen të hapur dhe për ta përdorur.

Rama ka thënë se, "shpirtrat tanë nuk do të gjejnë paqe derisa të ketë drejtësi për 21 janarin". Shpirtrat e tyre po hanë darka nga dhjetë mijë dollarë...

Kjo është me skenar. Ulen dhe bëjnë plane si do të përdorin gjakun e katër njerëzve, për të dalë nga sikleti i McGonigalit.

Kjo duhet të ndalojë. Nëse ajo çështje nuk ka përfunduar, duhet të përfundojë dhe duhet të dënohen të gjithë ata.

Janë shumë të pushtetshëm, të pasur, kanë garantuar jetën e disa brezave, por të mos tallen me njerëz që kanë humbur jetën në bulevard.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy