Basha akuzon ndërkombëtarët: Kur nuk reagoni, jeni bashkëfajtorë

Basha akuzon ndërkombëtarët: Kur nuk reagoni, jeni bashkëfajtorë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri, se nuk reagojnë për protestën e qytetarëve të zonës së Astirit.

Në një deklaratë për mediat në mesditë, Basha tha se heshtja në raste të tilla i bën bashkëfajtorë ata që paguhen me paratë e taksapaguesve europianë.

“Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqenë të mirëqeverisjes dhe të shtetit. Ku jeni? Për çfarë paguheni? Për çfarë pune jeni këtu? Për të bërë pasarela, për të ngrënë e të pirë në restorante të shtrenjta, për të na treguar se sa e mirë është cilësia e verës shqiptare? Ja ku e keni mirëqeverisjen, reformën në drejtësi. Një kryeministër harbut, hajdut, që shkel kushtetutë e shkel ligjin. Pse heshtni? Heshtja ju bën bashkëfajtor dhe të pabesueshëm në sytë e shqiptarëve”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy