Çështja e dinarit serb sërish sot do të jenë në tryezën e diskutimit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, pritet të takohen sot në Bruksel për të diskutuar për çështjen e dinarit.
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur optimist për finalizimin e zgjidhjes rreth ndikimit të zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore, në mesin e komunitetit serb.
Ky është takimi i shtatë me radhë për këtë çështje.
Do të jem nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për diskutime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme dhe të qëndrueshme për ata që preken nga Rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme.
Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkoj fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët.
Ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media tha se BE-ja pret që palët të jenë të gatshme për të arritur kompromis.
Stano ka shtuar se presin që të dyja palët të dëshmojnë gatishmëri për gjetje të zgjidhjes së problemit.
Presim nga palët që të kenë sjellje evropiane dhe të gjejnë zgjidhje kompromisi. Kryengociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje gjatë diskutimeve konfidenciale e këto janë mënyrat evropiane për gjetjen e zgjidhjes diplomatike.
BE vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin, i cili është i nevojshëm, sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve.
Të dielën e kaluar ka skaduar plani i aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për periudhën transitore për dinarin.



