Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndalimin e ushtrimit të detyrës për deputetët Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe kryetarin e bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.
Në një deklaratë për mediat prokuroria theksoi se kishte nisur hetimet për të tre.
“Sektori i posaçëm i verifikimit të integritetit të personave që zgjidhen emërohen apo ushtrojnë funksione të posaçme në prokurorinë e Përgjithshme në bazë të kërkesave ka kryer verifikim të thelluar dhe ka konkluduar se janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës funksionarët” tha Fjorida Ballauri drejtore e kabinetit të Prokurorisë.
Sipas prokurorise, Dashamir Tahiri me funksion deputet rezulton se nuk ka deklaruar në fromularin e dekriminalizimit të dhënat se në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foxhia për krime lidhur me falsifikimin e parave. Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena për të vuajtur 9 muaj burgim për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.
Për Shkëlqim Selamin prokuroria deklaroi se nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, të dhënat për një masë sigurie arrest me burg nxjerrë ndaj tij nga Gjykata e Brindizit si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me trafikim të qënieve njerëzore. Masa ndaj tij është dhënë në 1994 dhe është ekzekutuar në 2006. në kuadër të kësaj mase ai ka qëndruar një javë në paraburgimin e Brindizit dhe më pas është lënë i lirë në vijim të hetimit
Ndërsa për Elvis Rroshin, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin “Për Dekriminalizimin”:
-Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali
-Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër
-Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.
-Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në
gusht 1997 është dëbuar sërish.
-Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.
Prokuroria thotë se ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.
Organi akuzës ka theksuar se po vijon procedura e verifikimit në kuadër të ligjit “Për dekriminalizimin” edhe për një numër të konsiderueshëm zyrtarësh.



