Fevziu: Opozita në situatën më të keqe, të rinjtë në politikë kopje e keqe e kryetarit

Fevziu: Opozita në situatën më të keqe, të rinjtë në politikë kopje e keqe e kryetarit

Gazetari Blendi Fveziu në ‘Të Paekspozuarit’ duke komentuar për situatën aktuale në të cilën ndodhet opozita me dy liderët e saj në burg, u shpreh se nuk ka më asgjë çfarë të bëjë për zgjedhjet.

Ai tha se kjo situatë e keqe në të cilën ajo ndodhet është krijuar nga vetë ata dhe problemi më i madh në këtë vend është se nuk ka qarkullim elitash.

Gabimet kanë qenë fatale nën drejtimin e Bashën në opozitë. Në rrethanat që opozita është sot nuk di e çfarë ata mund të bëjnë sepse situata në të cilën ndodhet opozita aktuale është e krijuar nga vetë ata.

Me dy kryetarë në burg, në këto rrethana që është PD, me protesta dhe mosbindje civile është mënyra e njëjtë dhe nuk ka asnjë risi. Në thelb opozita nuk ka më se çfarë të bëjë në këto rrethana që është. Në Shqipëri fatkeqësisht nuk ka qarkullim elitash.

Sa i përket forcave të reja politike, Fevziu tha se ka një vërejtje për ta sepse të rinjtë në politikë janë po aq të pavërtetë sa të vjetrit përveç Arlind Qorit.

Ideologjikisht mendojmë ndryshe, megjithatë Qori është i vetmi që flet dhe jeton siç mendon ndërsa të tjerët kanë një problem madhor sepse janë miniatura të politikanëve të vjetër dhe ti s’mund ta shkatërrosh atë model të vjetër nëse je matrioshkë e tyre.

Aktualisht është një moment boshllëku që ata mund ta shfrytëzonin por kam  një bindje se votuesi nëse je fallco nuk të voton. Çfarë shprese do kesh ti kur të rinjtë në politikë vijnë si një kopje e keqe e kryetarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy