Ralf Gjonin e skuqin me bojë pak para betimit si deputet i LSI-së

Ralf Gjonin e skuqin me bojë pak para betimit si deputet i LSI-së

Një incident i ka paraprirë betimit të një prej tre deputetëve të rinj të LSI-së në Parlament. Ralf Gjoni u spërkat me bojë të kuqe nga një i ri pak para se të shkonte në seancën e sotme për të bërë betimin.

Një i ri i paidentifikuar e priste Gjonin te dalja e pallatit dhe pasi i ka hedhur bojën është larguar me vrap.

Ralf Gjoni është një prej tre deputetëve të rinj nga radhët e LSI-së, që morën sot zyrtarisht mandatin.  

Tre deputetët e rinj e çojnë në 95 numrin e përfaqësuesve në Parlament, nga të cilët 16 janë të opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy