Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës ditën e sotme, ngriti shumë pikëpyetje për mënyrën brutale që u zgjodh nga policia për të ndaluar një ish president.
Analistët Neritan Sejamini dhe Enton Abilekaj në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e kanë cilësuar të qëllimshme mënyrën e arrestimit të Metës, për show dhe spektakël.
Neritan Sejamini: Mendoj se është zgjedhur qëllimisht ai vend i populluar që të filmohet dhe të mbetet filmimi. Është vend i papërshtatshëm, në vendin ku ka më shumë trafik ta arrestosh… Mendoj se është e qëllimshme që ai arrestim të mbetej në memorien dixhitale. Është për efekt propagande.
Enton Abilekaj: Mendoj se është zgjedhur qëllimisht, është provokuar me makina civile, jo të policisë, është përdorur dhuna për show dhe spektakël, për të treguar shtet policor. Policia e Shtetit hyn në hapësirën e kuvendit dhe godet deputetë. Garda neutralizon deputetët me forcë. Janë raste të paprecedenta, që sot po krijohen për të krijuar idenë e një shteti policer që kundërshtarët politikë të kenë frikë.



