
Sali Berisha u ndal sot në Kamëz, në foltoren e radhës me bazën e partisë. Para demokratëve të Kamzës, Berisha tha se misioni është rikthimi i PD-së te vlerat.
Foltorja është shndërruar në uraganin e shpresave të shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur entuziazëm në salla që nga 92-shi, sit ani. Kësaj here uragani i shpresës do të përballet me narkoshtetin dhe do ta përmbysë atë. Do të ngremë Shqipërinë në këmbë. Foltorja është misioni i dytë i madh në 30 vitet e fundit.



