
Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot në Kuvend se rezoluta për për gjenocidin në Srebrenicë dënon fuqishëm si të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës nga disa individë, grupime e aktorë politike e mediatike brenda e jashtë Ballkanit Perëndimor.
Më tej gjatë fjalës së tij, Balla tha se Rezoluta i kërkon Qeverise të nderojë viktimat e genocidit në Srebrenicë dhe të shpallë datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të genocidit në Srebrenicë.
Rezoluta konfirmon bindjen tonë të përbashkët se ka ardhur koha të dëshmohet me vepra vullneti dhe angazhimi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve të luftës dhe vënë pas hekurave kriminelët, pasi për këtë u detyrohemi jo vetëm më shumë se 8 mijë civilëve të pafajshëm që u masakruan në Sreberenicë, por dhe mbi 10 mijë shqiptarëve të vrarë edhe 20 mijë grave shqiptare të dhunuara gjatë spastrimit etnik në Kosovë.
Duke filluar nga masakra e Prekazit në Skenderaj më 5 – 7 mars 1998, e me radhë në dhjetra masakra të tjera, që tronditën botën në Recak, Krushë, Rahovec, Mejë deri në Çlirimin e Kosovës më 12 qershor 1999.
Sot dënojmë me forcë çdo tendencë për të mohuar gjenocidin në Srebenicë, çka është jo vetëm një fyerje e kujtimit të mijëra viktimave dhe të të lënduarve e kësaj tragjedie por edhe një përpjekje për fshehjen e motiveve të tij dhe justifikimin e kriminelëve të luftës.
Rezoluta dënon fuqishëm si të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës nga disa individe, grupime e aktorë politike e mediatike brenda e jashtë Ballkanit Perëndimor.
Në përputhje të plotë me rezolutat e Parlamentit Evropian, të datës 7 korrik 2005, 15 janar 2009 dhe të atë datës 15 korrik 2015 për Përkujtimin e Genocidit në Srebrenicë, Rezoluta i kërkon Qeverise të nderojë viktimat e genocidit në Srebrenicë dhe të shpallë datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të genocidit në Srebrenicë.



