Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po zhvillohet në Kosovë.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka qenë dëshmitar i konflikteve të përgjakshme, duke shtuar se ato kanë lënë shenjë “të paharrueshme në tokat dhe zemrat tona”.
Ai ka shtuar se në këto konflikte barrë kanë bartur edhe gratë.
Ky takim është dëshmi e zotimit tonë të përbashkët ndaj paqes dhe sigurisë. Reflektojmë për kontributin e Kosovës për një të ardhme përparimtare, ku roli i grave do jetë themelor. BP ka qenë dëshmitar i konflikteve që kanë lënë shenjë ta paharrueshme në tokat tona, por edhe në zemrat tona dhe gjithmonë do mbetet në kujtesën tonë historike.
Sipas presidentit Begaj, ndër ata që kanë mbajtur barrën më të rëndë të këtyre konflikteve janë gratë.
Këto konfliktet na shërbejnë si një kujtesë e dhimbshme të çmimit aq të shtrenjtë të paguar veçanërisht të paguar nga gratë.
Jemi bërë bashkë për të ritheksuar përkushtimin ndaj bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të nxitur paqen në Ballkanin Perëndimor.
Për Begajn, gratë kanë pasur rol ndërmjetës të paqes dhe solidaritetit.
Ai sakaq ka veçuar se paqja dhe siguria nuk mund të garantohet pa barazinë e plotë të burrave dhe grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka thënë se se ky edicion i forumit është unik në shumë aspekte, teksa shtoi se duhet t’i përgjigjemi nevojave të grave dhe vajzave për t’i fuqizuar, mbështetur dhe për të krijuar një mjedis të sigurt.



