
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar fill pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që bllokon ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe kalimin e tij në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Basha thotë se Gjykata Kushtetuese foli, ndërsa tanimë radhën e ka SPAK.
Reagimi i Bashës
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese vjen reagimi i parë nga kreu i Partisë Demokratike.
Kreu i opozitës ka lëshuar një mesazh të shkurtër në Facebook nëpërmjet të cilit kërkon veprimin e SPAK pas vendmiit të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.



