Dështimi në negociatave mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka vënë në lëvizje ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë.
Në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të opozitës dhe ambasadorëve.
Mësohet se temë e takimit janë temat e debatuara në Presidenncë për zgjidhjen e krizës politike. Vetëm një ditë më parë ambasada britanike bëri thirrje për zgjidhjen e situatës dhe një pjesëmarrje sa më të gjerë të partive në zgjedhje
Edhe dje dy liderët zhvilluan takime të ndara me ambasadorët në zyrën e delegacionit të BE.
Më parë të huajt janë angazhuar për gjetjen e një zgjidhje të krizës politike që ka përfshirë Shqipërinë.
Ndërkohë ata kanë bërë thirrje disa herë për pjesëmarrje të opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit.



