Ndoka: Era Trump do ndihet. Shqipëria s’do jetë më Republikë e Sorosit! (VIDEO)

Ndoka: Era Trump do ndihet. Shqipëria s’do jetë më Republikë e Sorosit! (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tha në MCN Live se era e Trump do të ndihet në Shqipëri dhe kudo në botë.

Sipas Ndokës “mafia sorosiane do të zhduket” në vend dhe republika do t’i kthehet Shqipërisë. 

Era e Trump-it ndihet gjithandej, jo vetëm për Shqipërinë, por në të gjithë rajonin, Evronën dhe në gjithë botën. Është një lajm i madh që ka ndikim edhe në politikën shqiptare, edhe në qasjen e opozitës, edhe në sistemin e drejtësisë. Ka një çlirim imagjinar për momentin, por të prekshëm, të dukshëm, edhe nga Sorosi. Ndikimi shihet edhe te drejtësia. Edhe SPAK-u që është i pushtuar, nën ndikimin e Sorosit, dhe kjo është e padiskutueshme, por çdo njeri normal e kupton që epoka Soros kapitulloi, mori fund, ai s’do ketë më influencë mbi sistemin e drejtësisë dhe mbi republikën. Se ne jemi një republikë e Sorosit! Jemi koloni e një personazhi që në disa vende të botës është shpallur i padëshirueshëm. Kjo trajektore vërehet edhe këtu. SPAK-u ka bërë gjueti shtrigash, ka pasur ndikim nga pushteti dhe Soros-i. Koha do ta vërtetojë që SHBA s’është Soros, është një vend demokratik, shpresë për të gjithë botën. Ky është lajmi i mirë që republika do t’i kthehet Shqipërisë dhe mafia sorosiane do të zhduket, jo vetëm te ne, por edhe në vende të tjera. Edhe opozita kur sheh që dy gjykata vendosin në favor të saj, ti do ndryshosh qasje politike, pastaj kur diskutohet buxheti duhet të jesh në Parlament”.
 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy