
Teksa ka kaluar një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i PD Lulzim Basha ka takuar shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.
Mwsohet se takimi po zhvillohet dhe të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë të PD si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.
Fokusi është pikërisht zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor.
Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka shpallur fitoren e PS me 74 mandate, kurse opozita akuzon se në zgjedhje pati probleme.



