
Pavarësisht se zgjedhjet fitohen nga PS apo nga koalicioni i djathtë, presidenti Ilir Meta u shpreh se do ta dekretojë qeverinë e re. Nga Vlora në një lidhje telefonike për MCN, Meta u pyet: “Ka dyshime nëse do dekretoni qeverinë e re që do dalë nga këto zgejdhje?”.
Përgjigjja e kreut të shtetit: “Absolutisht që do t’i përmbahem Kushtetutës. Jam betuar jo vetëm me dorën mbi të, por edhe me zemër dhe do respektoj verdiktin e popullit të Shqipërisë”.
Nga nesër çfarë do ndodhë me denoncimet e bëra nga ju?
Ilir Meta: Do të dekurajojmë çdo përpjekje për të krijuar tension të panevojshëm dhe shresojmë në përgjegjshëmin e komisionerëve dhe numëruesve për ta përmbyllur këtë proces dhe të marrim notën 10 që të eklipsohen disa probleme serioze dhe jam i bindur që do ecim në këtë rrugë.
Lexo edhe:
Meta për MCN: Mos t’i prekë askush votat, se ka kudo kamera të fshehta!



