Ndregjoni: Dy partitë kryesore, imituese të sistemit stalinist. Politikanët e varrosin Shqipërinë!

Ndregjoni: Dy partitë kryesore, imituese të sistemit stalinist. Politikanët e varrosin Shqipërinë!

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV kreu i Unionit të ish-të Burgosurve Politikë Besim Ndregjoni tha se në Shqipëri dy partitë kryesore janë imituese të sistemit stalinist.

Ndregjoni tha se këtij vendi i mungojnë vetëm politikanët, të cilët sipas tij “e varrosin Shqipërinë”.

Kemi 30 vjet që kemi të njëjtët politikanë që riciklojnë njeri-tjetrit. Dy partitë kryesore janë imitues të sistemit stalinist dhe kanë institucionalizuar partinë. Është tmerr që shumë të burgosur politikë vdiqën të varfër, të përçmuar. Përçmimi më i madh është heshtja politike, që rivret ato familje fisnike që s’kërkuan hakmarrje. Kjo politikë i përçudnoi. Një vend që s’ka opozitë, ai vend s’ka demokraci. Nuk e mendoja kurrë që pas 31vitesh nuk do dënoheshin krimet e komunizmit. Përse ne ish-të përndjekurit nuk gjakosëm, po fisniku a vret?! Këta politikanë, këtë fisnikërinë tonë e përdorën sikur jemi të frikësuar. Unë s’e kam menduar kurrë që në 2022-shin shqiptarët do ikin me gomone në Angli, që prona s’do i kthehej të zotit, që në vitin 2022 Shqipërinë do ta drejtojnë fëmijët e byrosë. Fatkeqësisht në Shqipëri s’patë një parti demokratike konservatore dhe një social-demokrate. Mund të votojë i përndjekuri majtas nëse PS është një PS evropiane. Dosjet përdoren thjesht për retorikë politike. Duhet dënuar krimi, sepse po s’u dënua krimi, as unë as ti, s’do jemi të qetë të dalim në rrugë. Pse heshti PS sepse kërkoi që të hapej dosja e ish-Presidentit. Kaq iu desh sa të bëjë një show politik, për të heq vëmendjen nga skandalet. Këtij vendi i mungojnë vetëm politikanët. Politikanët e varrosin Shqipërinë”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy