Berisha: Gjiknuri dhe Rama janë përgjegjës direkt në aferën e inceneratorëve

Berisha: Gjiknuri dhe Rama janë përgjegjës direkt në aferën e inceneratorëve

Një ditë pas Asamblesë së PS, Sali Berisha e konsideroi Damian Gjiknurin, një “anëtar kryesor të klanit të mafies së plehrave". Sipas tij në këtë klan janë të përfshirë Rama, Agaçi, Veliaj, Ahmetaj, Gjiknuri, Koka dhe të tjerë. “Damian Gjiknuri, njeri nga kriminelët më të damkosur në politikën shqiptare, në mbledhjen e fundit të asamblesë së mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të mafies së Rilindjes. Damian Gjiknuri është një nga figurat më kryesore të krimit në Shqipëri dhe më gjerë. Ky famëzi është regjistruar në zhargonin e krimit për ‘tërmetin’, krimin e tmerrshëm elektoral. Por Damian Gjiknuri është anëtar kryesor i klanit të mafies së plehrave Rama-Agaçi-Veliaj-Ahmetaj-Gjiknuri-Koka e me radhë. Firma e tij ndodhet në të gjithë dokumentacionin e vjedhjes së shekullit. Por krahas kësaj, Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, atë të prodhimit të energjisë nga djegësi i Elbasanit.Dimension i injoruar në absurde tërësisht nga hetimi dhe SKAP-i i partisë. Vendimi i famshëm i datës 16 dhjetor 2014, ky vendim parashikon financimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe atij të prodhimit të energjisë nga qeveria, për Elbasanin është fjala. Pra, të dyja së bashku arrijnë në vlerën 21 milionë euro sipas vendimit të qeverisë. E vërteta është se këto nuk janë koncesion, por hajdutët, mafia, klani i plehrave Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj e me radhë, një prokurim direkt me paratë e taksapaguesve, e shpalli koncesion vetëm e vetëm për të maskuar vjedhjen e tij. Por tani le të kthehemi te aspekti i injoruar nga hetimi, ku ka dy përgjegjës direkt; Gjiknurin dhe Ramën", tha Berisha. "Me paratë e taksapaguesve shqiptare në Elbasan është parashikuar prodhimi i një termocentrali me kapacitet 2.3 megavat, dhe me detyrimin e shtetit shqiptar për të blerë energjinë e këtij impianti për 25 vite. Si kundërvlerë, taksapaguesit e vjedhur shqiptarë, merrnin gjithsej 2 për qind të energjisë. Nëse ky impiant ndërtohej fund e krye me paratë e privatit, ai do ishte i detyruar që 2 për qind t’ia paguante shtetit shqiptar. Kurse në rastin konkret, impianti shtetëror, i paguan 2 për qind shtetit dhe 98 për qind koncesionarit, që nuk mund të ndodhë vetëm kur është Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe hajdutët e tjerë. Në 25 vite, kjo tejkalon disa herë vjedhjen që bëhet me impiantin e plehrave”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy