Diskutimet në PE/ Rakipi: Europa nuk mban qëndrime realiste, lë shumë për të dëshiruar

Diskutimet në PE/ Rakipi: Europa nuk mban qëndrime realiste, lë shumë për të dëshiruar

Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin ‘Në Fokus’ në ‘TvT’, foli për diskutimet që u mbajtën sot në Parlamentin Europian në lidhje me Shqipërinë, ku disa eurodeputetë ishin kundër hapjes së bisedimeve. Ndër të tjera në diskutimet e udhëhequra nga McAllister u tha se nuk ka asnjë transparancë për disa dosje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me zgjedhjet apo krimet. Për këtë çështja Rakipi u shpreh:

“Është një qëndrim pozitiv i Europës në komsion, sepse kanë thënë gjëra të vërteta. Është një veprim sporadik i bashkisë europiane, sepse në bindjet e mia parlamenti europian nuk është duke i thënë të vërtetë e thjeshta regjimit tonë këtu, por pavarësisht këtyre qëndrimeve të sotme, Europa ka mbajtur jo shumë qëndrime realiste.

Dy ambasadorët e fundit të BE-së nuk kanë qenë përfaqësues të shteteve, por përfaqësues që merren me të gjithë vendin. Në këtë pikëpamje loja e perëndimit le shumë për të dëshiruar. Ambasadori në Tiranë është deklaruar hapur me Edi Ramën dhe bënë punën  e tij. Kjo e sotmja është krejt e pamjaftueshme, sepse Europa është e papërgatitur për regjimin e Tiranës."

Në lidhje me deklaratat e David Lega-s, raporterit të Shqipërisë në BE, se lidershipi në vendin tonë tregohet i butë me trafikantët dhe i egër me gazetarët, analisti Ylli Rakipi u shpreh:

“Kjo sepse kryeministri është partner me trafikantët. Ai e ka lënë qëllimisht vendin në krye të trafikantëve. Dosiet, që kanë përgjimet janë flakur, janë lënë në harresë. Të gjitha këto tregojnë që qeveria ka vendosur një regjim dhe vazhdon ta instalojë regjimin. Median e ka në xhep.

Ama e kapur do jetë. Edi Rama arriti fundin, nuk ka ku shkon më poshtë. Këtu në fakt ka 30 vjet që instalohet ky regjim. Ka 30 vjet. Se ku e gjen fuqinë ky … Ndoshta europianët kanë filluar të flasin. Edi Rama qëndron në pushtet për shkak të disa zyrave lobimi në SHBA. Ne jemi një milingonë për SHBA. Trump i kërkon ndihmë kinezve për t’u zgjedhur, s’ka ndërmend të zgjidhë problemet e Shqipërisë. Ata që vijnë këtu janë zyrtarë që punojnë me lobingje. Ne po shkojmë në Europë apo po anëtarësohemi në SHBA? Apo në Turqi? Një francez tha se s’duhet ta afrojmë fare në BE Shqipërinë se Edi Rama është vëllai i vogël i Erdogan.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy