Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Balliu: Po helmohet një popull i tërë, burg së pari për Edi Ramën (VIDEO)

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Balliu: Po helmohet një popull i tërë, burg së pari për Edi Ramën (VIDEO)

Drejtuesi politik për Tiranën, Klevis Balliu për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan, deklaron se po helmohet një popull i tërë.

Duke folur për “MCN Live”, ai kërkoi burgosjen e përgjegjësve, ku si kryesorin cilësoi Kryeministrin Edi Rama.

Djegia ka një emër, Edi Rama, drogën e bën Edi Rama, inceneratorët i ka  Edi Rama. Kemi katër vite që denoncojmë inceneratorët.

Deputetë të Partisë Socialiste të vijnë për një debat. Duhet burgu se po helmohet një qytet. Këtu po helmohet një popull i tërë. 

Të dalin përgjegjësit direkt, ata që mbushin xhepat. Inceneratori i Elbasanit, Fierit dhe Tiranës ekzistojnë sepse do mbushi xhepat Edi Rama. 

Të shkojnë në burg të gjithë, i pari Edi Rama. Pronari është Edi Rama, merrni zotërinë dhe vëreni para përgjegjësisë. 

Këta nuk e njohin që ka krim, se nuk i lë i gjati. Këtyre nuk iu intereson problemi lidhur me qytetarët, se këta votat i marrin nga Suel Çela. 

E shohin Elbasanin si bankomat, le ti vihet flaka Elbasanit, nuk ka problem. 30 mijë vota një 29-vjeçare të marra nga Sara Mila. Ajo mori 90% të votave në burg, se ka shefin e burgjeve Suel Çela. 

Halli i madh që i mban këta zgjuar natën është ku të fshehin paratë. Kjo qeveri riktheu Metalurgjikun e Enver Hoxhës me këtë që bëri. 

Tyme të tilla nuk kemi parë në Ukrainë akoma, që lufton me Rusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy