Balla: PD po e përdor një rast të tillë për ta kthyer në kauzë

Balla: PD po e përdor një rast të tillë për ta kthyer në kauzë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se kreu i Kuvendit nuk ka kryer asnjë shkelje të neneve të Rregullores së Kuvendit dhe këtë sipas tij, nuk e thotë as opozita.

Ai tha se PD po e përdor një rast të tillë për ta kthyer në kauzë, por sipas Ballës nuk mund të jetë e tillë.

"PD dhe deputetët e saj kanë thyer Rregulloren me të dyja këmbët dhe thirrja ime ka qenë miqësore që të gjendej një zgjidhje gjithmonë brenda kuadrit të Rregullores. Në përfundim të kësaj seance, Konferenca e Kryetarëve të rimerrte në diskutim atë që u votua dje. Jam i bindur se kërkohen kauza sepse e dimë hallin e PD, por këto nuk mund të bëhen në kurriz të Kuvendit të Shqipërisë.

Nenet e Rregullores sot u zbatuan ashtu siç parashikohen. Ato janë të njëjta ndaj çdo deputeti. Kushdo qoftë se do të bënte të njëjtat shkelje i njëjti vendim do të jetë. Dua t’i them gjithë publikut shqiptar që nëse ka një nen të shkelur nga kryetari i Kuvendit, Lulzim Basha dhe PD kanë të drejtë ta thonë. Nuk gjejnë dot një nen të rregullores që të jetë shkelur në Punimet e Kuvendit. Koha kur Kuvendi ishte një teatër jo i këndshëm ka mbaruar një herë e përgjithmonë dhe sot është rasti më i mirë për t’i thënë çdo deputeti që për sa i përket Rregullores së Kuvendit jemi të gjithë të barabartë. Edhe mua si kryetar i grupit parlamentar më është ndërprerë fjala kur kam kaluar minutazhin që më takon", tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist u pyet nëse do të ketë një seancë të posaçme për diskutimet e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit seanca do të jetë të enjten e ardhshme.

"Kjo është një gjë tërësisht e paimagjinueshme se si PD sot shpërdoroi gjithë këtë kohë të rëndësishme për çdo deputet për të bërë punë të rëndësishme. Sa kohë që Konferenca e Kryetarëve dje ka përcaktuar se kur janë seanca, mund t’ju them se seanca e përcaktuar edhe me votën e zt.Spaho është sot një javë.

Kuvendi i Shqipërisë më në fund po hyn në një bindje që respektimi i Rregullores do të jetë i njëjtë për të gjithë dhe ky është mesazhi për sot. Rregullorja e Kuvendit lë hapësira për kërkesa për debat, por duhet që çdo grup parlamentar të respektojë edhe grupet e tjera parlamentare.

Ju keni parë që grupet e PS dhe LSI morën atë vendim për ta shtyrë. Mund të thoja se për këtë çështje nuk do të ketë diskutime, por propozuam që kjo çështje mund të hiqet nga rendi i ditës nëse në favor të saj votojnë më shumë se gjysma e deputetëve të pranishëm. Asnjë deputet, qoftë ky edhe kryetari i PD të çohet dhe të kërkojë thirrjen e Konferencës së Kryetarëve, deklaroi Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy