Anëtarësimi në BE/ Rama u kërkon ambasadorëve të mbështesin hapjen e negociatave 6 muajt e ardhshëm

Anëtarësimi në BE/ Rama u kërkon ambasadorëve të mbështesin hapjen e negociatave 6 muajt e ardhshëm

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur në ambientet e Kryeministrisë ambasadorët e huaj në vendin tonë. Në pritjen që kryeministri u bëri ambasadorëve të akreditur në vendin tonë me rastin e vitit të ri u ka kërkuar që të mbështesin hapjen e negociatave në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm duke thënë se shqiptarët e meritojnë çeljen e negociatave.

"Dua tju përsëris edhe publikisht thirrjen të gjithëve ju që e njihni Shqipërinë nga brenda, që i njihni shqiptatrët nga afër që çdo fjalë e duhur në drejtimin e duhur për ta mbështetur këtë proces dhe për ta mundësuar celjen e negociatave në 6 mujjorin e parë të vitit të ardhshëm nuk është dicka që e meritoj unë, qeveria, opozita dhe prandaj duhet ta bëni, por është dicka që e meritojnë shqiptarët", tha Rama.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal edhe tek zabtimi i Reformës në Drejtës duke thenë se sa e vështirë ishte rruga e zbatimit të kësaj reforme.

"Zbatimi i kësaj reforme është proces i pakthyeshëm, humbëm disa muaj për të nisur procesin e Vettingut, por varet si e shikon. Në dy vite ndryshuam kushtetutën dhe kemi miratuar ligje të reja dhe kemi ngritur një drejtësi të re. Por kjo duhet e shpejt si drita e krahasuar me kohën për të bërë një reformë në drejtësi.  Nuk ka më kohë për të humbur për tu bashkuar me Evropën", theksoi Rama.

Kreu i qeverisë falënderoi ambasadorët e rinj të ardhur në Tiranë dhe iu bëri me dije atyre se Shqipëria është një vend që të ofron shumë dhe kur të vijë dita për t’u larguar, Shqipëria do ju mungojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy