
Partia Socialiste i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë për përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Kërkesa motivohet me pretendimin se nën efektin e alkoolit, dy deputetët janë sjellë në mënyrë të pahijshme gjatë seancës së sotme.
Kërkesa mban firmën e 7 deputetëve socialistë, të cilët i kërkojnë kryeparlamentares Lindita Nikolla të thërrasë Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikëm, për vlerësimin për marrjen e masës për dy deputetët.



