Qeveria shqiptare mund të rikthejë në tryezën e bisedimeve me Greqinë paketën Kotzias-Bushati. Këtë ka lënë të kuptohet kryeministri Rama gjatë takimit që pati në Athinë me homologun Kirakos Mitsotakis, i cili nga ana e tij foli për një mundësi të re të Tiranës në rrugën e integrimit.



