Analisti Ëngjëll Musai tha në studion e MCN Live se çështja e shpallje së Iranit një shtet terrorist do duhej të diskutohet më gjerë, me të gjitha grupimet politike, shoqërore dhe akademike.
Nuk ka një strategji kombëtare në politikën e jashtme që duhet të fillojë sot dhe duhet ndjekur për 100 vjet. Vetëm atëherë do themi që jemi komb, e meritojmë të themi që jemi komb dhe jemi shtetformues.
Nuk jam shumë besimplotë as te Balla, as te Rama, as te rrethi i vogël i tyre të cilët janë bërë thjesht oborrtarë në shërbim të një individi.
Interesat e kombit e kërkojnë që kjo çështje duhej të diskutohej më gjerë, në rreth më të gjerë të grupimeve politike, shoqërore, akademike.
Më thuaj një rezolutë që ka bërë Akademia e Shkencave. Kush i ka kërkuar ASH-së apo akademive të tjera politike se çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ne në këto raste.



