Protesta kombëtare e opozitës më 11 korrik, PD mbledh Këshillin Kombëtar të premten

Protesta kombëtare e opozitës më 11 korrik, PD mbledh Këshillin Kombëtar të premten

Nisur nga paqartësitë që qarkullojë në media, Partia Demokratike sqaron në mbledhjen e fundit të Kryesisë, vendosi të thërrasë protestë kombëtare të enjten më datë 11 korrik 2024.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Kryesisë vuri theksin tek bashkimi rreth idealeve, kontributeve dhe mirëpritja e të gjithë atyre që ndër vite dhanë kontribut të pamohueshëm në Partinë Demokratike.

“Ky nuk është një bashkim në festë, por një bashkim në betejë të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, tha Berisha në mbledhjen e Kryesisë së datës 24 qershor.

Drupal Ad

“Një front i gjerë dhe i bashkuar opozitar është i një rëndësie vendimtare përballë Edi Ramës i cili ka humbur çdo gjë, ligj, moral dhe ka vetëm narkobandat e tij me pushtet dhe jashtëpushteti që qëndron në zyrë.

Teksa kërkoi mobilizim dhe angazhim maksimal të strukturave, Berisha garanton shqiptarët se “Shumë më shpejt se mund ta mendohet, qeveria teknike krijohet në Shqipëri. Topi është në anën e opozitës”.

Ndërkohë në kuadër të përgatitjeve për protestën e 11 korrikut, te premten më 28 qershor ora 18.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy