Caktohet seanca, gjyqi për Veliajn dhe të tjerët më 9 mars

Caktohet seanca, gjyqi për Veliajn dhe të tjerët më 9 mars

Më 9 mars do të nisë gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme. 

 

Seanca e parë e themelit do të zhvillohet në orën 09:30, kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët janë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

 

Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt 2025, përballet me 13 akuza nga SPAK, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre. 

 

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.

 

vNë dosje janë përfshirë gjithashtu 28 persona dhe kompani, duke përfshirë biznesmenë, ish-deputetë dhe punonjës të burgut, të akuzuar për korrupsion aktiv, fshehje të ardhurash dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy