
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi tha në protestën para bashkisë së Tiranës se do të protestohet përditë për çlirimin e këtij institucioni nga kthetrat e krimit të organizuar nga mafia e inceneratorëve.
Jemi këtu për të çliruar Bashkinë e Tiranës nga kthetrat e krimit të organizuar nga mafia e inceneratorëve e cila thotë që nuk djeg vetëm paratë tuaja por edhe të ardhmen e këtij qyteti. Nuk do ta lëmë Erion Veliajn ta bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës dhe deri ditën kur ai t’ju kthejë qytetarëve të kryeqytetit edhe qindarkën e fundit që iu ka vjedhur qytetarëve.
Ne çdo ditë do të jemi këtu sepse protestojmë për të drejtat tona dhe dinjitetin njerëzor. Sepse s’mund të pranojmë që mafia e inceneratorëve të fusë çdo ditë duart në xhepat e qytetarëve për t’i vjedhur ata. Ne do të jemi këtu deri në ditën kur të vihet drejtësi dhe askush s’mund ta ndalë drejtësinë e popullit që të vihet në vend. Do t’i japim fund pandëshkueshmërisë për sa kohë ky sistem drejtësie të jetë i kapur nga Rama dhe Veliaj”.



