Një grup studentësh nga Tirana u nisën dje drejt Shkupit në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje ndaj protestës për gjuhën shqipe, por u ndaluan nga policia. Dasho Veizaj, kryetar i Këshillit Kombëtar të Rinisë, tha në MCN Informacion se qëllimi i protestës ishte të përcillej mesazhi se shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë.
Është shumë e rëndësishme që gjuha shqipe të arrihet dhe të sillet në një stad të tillë që të përdoret. Pyetja kjo është: a do të arrijnë studentët ta bëjnë provimin e gjuhës shqipe në qershor? Kjo është një pyetje me shumë rëndësi që duhet shtruar. Si ka në plan qeveria maqedonase t’ua garantojë këtë të drejtë shqiptarëve?
Protesta ka për qëllim të tregojë se shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë dhe nuk e lëmë njëri-tjetrin vetëm.
E rëndësishme është marrëdhënia që kemi me shqiptarët në Maqedoni. Ata janë pjesë e jona dhe “lufta” që ne po bëjmë me simbolet tona ka rëndësi. “Arma” jonë është fjala.



